Biznesmenet serbe takohen me ata shqiptare: Politika, ne funksion te biznesit

Tiranë, 13 mars, 12:01, NOA - Politika duhet të jetë në funksion të biznesit dhe duhet të ecë njësoj me hapat e saj.
Një fakt të tillë e ka pohuar kreu i dhomave të Tregtisë Serbe, Bugarin gjatë një takimi që ka zhvilluar me kreun e Dhomës Shqiptare të Industrisë dhe Tregtisë, Gjon Uldedaj.
Sipas përfaqësuesit të lartë të biznesit serb, dy vendet tona duhet të ecin në fushën e bashkëpunimit ekonomik e të kenë marrdhënie të mira edhe në të ardhmen në këtë aspekt.
Nga ana e tij, Uldedaj ka përshëndetur nivelin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve tona dhe madje ka theksuar se në funksion të bashkëpunimit ekonomik rajonal në tërësi, do të mbahet edhe një forum i posaçëm në Serbi gjatë këtij muaji.
n.e/NOA