Policia Pyjore Durres nis aksionin per kapjen e gjuetareve te paligjshem
Ne pyjet e Durresit 5000 persona merren me gjueti nderkohe qe vetem 200 jane te autorizuar
Ne zonat ku shtrihen zonat me pyje ne qarkun e Durresit ka nisur prej 2 javesh gjuetia e paligjshme ndaj qindra gjuetareve te cilet nuk jane pajisur me lejen e autorizuar nga Policia Pyjore dhe Shoqata e Gjuetareve. Ky deklarim ka ardhur per Standard Shoqata e Gjuetareve dhe Policia e Pyjeve sipas te cileve keto dy struktura kane te autorizuar vetem 200 persona por qe kete veprimtari e ushtrojne mbi 5000 te tjere qe hiqen si gjuetare por ditet e fundit ketij numri i shtohet edhe persona me veprimtari te paligjshme nga rrethe te tjera te cilet po shfarosin faunen e Durresit.
Situata para hapjes se sezonit te gjuetise
Edhe pak dite na ndajne nga hapja zyrtare e sezonit te gjuetise dhe Shoqata e Gjuetareve dhe Policia e Pyjeve ne Durres numerojne afro 5000 persona te pajisur me leje arme por vetem 220 prej tyre kane paguar detyrimet ne taksen ndaj sherbimit pyjor dhe kuoten e shoqates. Numri i madh i personave qe ushtrojne aktivitet ne menyre te pakontrolluar si dhe demtimi i faunen se zonave te gjuetise ka detyruar Policine Pyjore te nise prej dites se diel nje aksion. Drejtori Policise Pyjore ne Durres Haxhi Biziu deklaroi per Standard se gjuetia e shpendeve ne zonat me pyje te Durresit per armembajtesit eshte konsideruar si biznes fitimprures ata vrasin cfare u del para pa marre ne konsiderate periudhen e shumimit e te gjuetise por ne jemi te vendosur te marrim masa ligjore si. Konfiskim arme dhe ndjekje penale per cdo person i cili nuk ka autorizim per leje gjuetie keto jane masat ndeshkuese per ata qe do te kapen. Qarku i Durresit ka zona te medha me pyje te cilat jane shume te pasura me shpend e kafshe te shumellojshme. Sipas drejtorit Biziu situata edhe vjet edhe sivjet mbetet e renduar pasi gjuetaret e paligjshem nuk gjuajne me sezone dhe demtojne shpezet dhe kafshet e egra ne sezonin e shtimit te tyre gje qe eshte e papranueshme. Zonat pyjore si ne Hamalle Rrushkull Bisht Kamez sektori Rinia Kodrat e Ishmit jane masivet qe strehojne shpend e kafshe ajo hapesire sa vjen e humbet shumellojshmerine e shpendeve dhe kafsheve. Drejtori Biziu tha se Durresi ka 8100 ha me pyje prej te cilave 4200 ha jane pyje komunal dhe vetem 3600 ha pyje shteteror nderkohe qe 240 ha jane pyje private por gjuetia pa kriter po zhduken thelleza e fushes fazani lepuri pasi gjuhet me drita naten dhe metoda te tjera kriminale per kafshet qe denohen sipas ligjit ne fuqi ata qe nuk jane gjuetare nuk gjuajne me sezone dhe demtojne shpezet dhe kafshet e egra.