Ibrahimaj: 2 500 bursa për të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria do të japi të paktën 2 500 bursa studimi për të rinjtë që do të dëshërojnë të ndjekin shkollat profesionale. Mbështetja financiare për ta do të jetë deri në 7 320 lekë.
“Program i mbështetjes ka në focus vajzat që zgjedhin arsimin profesional, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkollat profesionale, ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhs në arsim profesional me mesatare mi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta”, informoi ministrja Ibrahimaj.
Qeveria po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve nga shkolla profesionale në Shqipëri duke nxitur bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë private.
Në fund të këtij viti akademik, rreth 18 500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë.
/ rtsh.al /