E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Forcimi i lekut ka ndikuar në kontrollin e inflacionit

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit ka pasur rol në mbajtjen nën kontroll të inflacionit në vend.

Në konferencën për medie, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve për ndikimin e zhvlerësimit të valutave në ecurinë e inflacionit, Ibrahimaj tha se zhvlerësimi i euros apo forcimi i lekut, pa diskutim që ka pasur një rol në këtë drejtim.

“Megjithatë, ajo që kemi parë nga analizat është që inflacioni i importuar në muajt e fundit ka ardhur në reduktim dhe pa diskutim që ai ka një peshë të madhe në inflacionin total të vendit”, theksoi ministrja.

“Në të gjithë në të gjithë muajt e vitit 2026 kemi pasur një inflacion të kontrolluar. Mbetet ende i kontrolluar pak mbi targetin e Bankës së Shqipërisë. Megjithatë në krahasim me vendet e tjera tek ne ka qenë stabël dhe i kontrolluar”, tha Ibrahimaj.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›