E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërohet gabim edhe në zgjedhje, ja parregullsitë

Ndërkohë, vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë një numër parregullsish në rezultatet e veta zyrtare paraprake, një pasqyrë jo e plotë e të cilave është si më poshtë:

- në Qarkun e Durrësit, në QV 1430/1 të KZAZ nr. 8, 168 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Elbasanit, në QV 2303 të KZAZ nr. 12, 237 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Kukësit, në QV 0502 të KZAZ nr. 36, 75 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Lezhës, QV 0847 të KZAZ nr. 39, 250 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Lezhës, QV 0707 të KZAZ nr. 37, 150 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, ndërkohë që rezultati elektoral prej 2 votash i Partisë Demokracia e Re Evropiane i është regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokratike;
- në Qarkun e Shkodrës, në QV 0280 të KZAZ nr. 40, 183 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›