Berisha pret Presidenten e Fondacionit Blouin
Fondacioni Blouin vepron kryesisht në fushën e artit, kulturës dhe turizmit dhe publikon 165 botime. Fondacioni shtrihet në disa vende të rajonit si Greqi, Kroacia, Malin e Zi. Znj. Blouin shprehu veçanërisht interesin e Fondacionit që ajo drejton për potencialin turistik të Shqipërisë dhe i shprehu Kryeministrit Berisha dëshirën për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në këtë fushë. Kryeministri Berisha falënderoi znj. Blouin për interesin e shfaqur për të punuar me qeverinë shqiptare në promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar.
Kryeministri Berisha e njohu znj. Blouin me zhvillimin e turizmit në vitet fundit, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë transformimin e infrastrukturës bregdetare, çka dëshmohet edhe nga rritja e numrit të turistëve, kur, vitin e kaluar, vendi priti 2.7 milion vizitorë. "Shqipëria,- u shpreh Kryeministri,- ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, me një pasuri kulturore që është pjesë e trashëgimisë botërore, është e pasur me site arkeologjike dhe ka potenciale të mëdha turistike.