Ibrahimoviç: “Do të shkruaj historinë te Barça”Barcelona do të paguajë 46 milionë në dorë, plus operacionit të transferimit të Samuel Eto’o-së të vlerësuar në 20 milionë euro dhe huazimit për një vit të Aleksandër Hlebit, me të drejtën që Inter

Zlatan Ibrahimoviç është një lojtar i Barcelonës. Klubi katalanas informoi se ai do të nëshkruajë një kontratë 5-vjeçare. “Në operacion është përfshirë edhe transferimi i Samuel Eto’o dhe huazimi i Aleksander Hleb”, - shkruhej në komunikatën e Barcelonës. Kontrata e re e sulmuesit suedez skadon, më 30 qershor 2014.
Barcelona do të paguajë 46 milionë në dorë, plus operacionit të transferimit të Samuel Eto’o-së të vlerësuar në 20 milionë euro dhe huazimit për një vit të Aleksandër Hlebit, me të drejtën që Interi ta blejë sezonin e ardhshëm bjellorusin në vlerën e 10 milionë eurove. Klauzola e prishjes së kontratës të Ibrahimoviçit me kampionët e Europës do të jetë 250 milionë euro.
Në vizitën mjekësore të Ibrës u konstatua se kishte një frakturë në dorën e majtë. “Duhet ta zgjidhim situatën që të zbresë në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, - tha mjeku i Barçës, Rikard Pruna. Ibra do të mbajë numrin 9 te Barcelona, madje e ka puthur shpesh bluzën e tij të re. “Jam njeriu më i lumtur i botës. Do të shkruaj historinë te Barcelona”, - tha Ibrahimoviç.
Morati: “Ja pse e shita Ibrën”
Presidenti i Interit, Masimo Morati, tregoi për “La Gazzetta dello Sport” arsyet pse vendosi ta shesë Ibrahimoviçin: “Zlatani e kishte kokën së fundi në Barcelonë. Është fantastike të marrësh Eto’o-në dhe paratë. Jemi në planet e një skuadre të madh në Europë dhe Mourinjo na e shton vlerën”.
E Marte, 28 Korrik 2009