Masa habitet: “Perse jam në spital?”Felipe Masa nuk mban mend asgjë nga aksidenti i tij i rëndë në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Hungarisë, të shtunën e kaluar

Felipe Masa nuk mban mend asgjë nga aksidenti i tij i rëndë në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Hungarisë, të shtunën e kaluar. “Çfarë ka ndodhur, përse jam unë këtu?”, - i ka pyetur Masa mjekët në spitalin e Budapestit. Të njëjtën pyetje piloti 28-vjeçar i Ferrarit ia ka bërë edhe dhe vëllait të tij, Eduardo. “Çfarë bëj unë këtu në spital”. Masa u godit në kokë nga një copë metali, kur u përplas me Ferrarin e tij me 190 metra në orë me murin mbrojtës të cirkuitit. Masa ra në koma dhe doli prej saj të hënën në mëngjes. “Falënderoj zotin që është gjallë”, - tha gruaja e Masës, Rafaela. “Shpresoj që të garojë sa më shpejt”.
E Marte, 28 Korrik 2009