E Diel, 1 Nëntor 2026

"Marseja i trembet Bordose, Lioni s'ka me asnje shans"

Bordo eshte bashkuar me Olimpik Marsejen, ne krye te kampionatit francez, per ta rivalizuar deri ne fund, me synimin qe te shpallet kampione ne France. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana, ne nje interviste dhene per mediat franceze, nder te tjera tha se deklarata per largimin e trajnerit Gerets nuk ka ndikuar ne paraqitjen e skuadres, madje edhe lojtaret qe nuk do te jene me pjese e Marsejes, mendojne vetem qe te fitojne titullin kampion ne France. "Nuk krijuam mundesi ne pjesen e pare, sepse ekipi kundershtar luajti ne mbrojtje, duke na minimizuar shanset qe te shenonim gol, ndaj tyre". Titulli do te ndahet mes Marsejes dhe Bordose? "Normalisht, - thekson Lorik Cana, - jane te gjitha gjasat, qe titulli kampion, te diskutohet deri ne fund mes Marsejes dhe Bordose. Lioni ishte nje skuader favorite, ne opinionin tim, gjate gjithe kampionatit, por ka humbur terren ne fund dhe tani i duhet te siguroje nje vend ne Ligen e Kampioneve, ashtu sikurse edhe ne mendoj se ne mungese te titullit, duhet te mos leshojme vendin e dyte". Per sa i perket nje largimi te mundshem lojtari i kombetares shqiptare thote: "Ne nuk mund te mendojme se do te largohet trajneri ne fund te edicionit, apo edhe nje pjese e lojtareve. Ne deshirojme qe te shpallemi kampione dhe nuk duhet te presim nga gabimet e te tjereve. Mendoj se duhet te mos gabojme, ne aq ndeshje sa kane mbetur. Marseja eshte nje shembull i stabilitetit ne kampionatin francez", - perfundon mesfushori Cana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›