E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim sensacional i Manchester United-it!

Manchester United ka mundur skuadrën rivale të qytetit Manchester Cityn me rezultatin 3-2, duke i rrëmbyer FA Community Shield edhe pse ishte në disavantazh të dy golave. Manchester City kalon në avantazh që në minutën 38′ me anë të Lescott, por ky avantazh dyfishohet në minutën e 45′ nga Dzeko, duke e mbyllur pjesën e parë 2-0. Me fillimin e së dytës Manchester United kthen gjithçka në favorin e saj, duke shënuar plot tri herë. Në fillim Smalling në minutën e 52′, më pas Nanin në minutën e 58′, duke e barazuar në 2-2. Duhet të vijnë sekondat e fundit të takimit ku Nani shënon golin e fitores, duke i dhuruar fitoren e trofeut të parë për Manceshter United. Manchester United-i është fitues i Superkupës së Anglisë, të cilët pas një takimi dramatik ngadhënjyen me rezultat 3:2 kundër Manchester Cityt. Nani e përsëri Nani, i ka dhuruar Superkupën angleze Manchester United-it. Një futbollist që pakkush kishte besuar se do të ishte protagonist kryesorë i fitores së Manchester United-it në përballjen me rivalin vendas, Manchester Cityn, në ndeshjen e Superkupës angleze. Ndeshje që do të mbahet në mend si për nga rivaliteti në fushë, si për nga rikthimi në rezultat dhe për shumëçka tjetër. Kur të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit në Wembley menduan se City po shkonte drejt fitores dhe trofeut të parë në edicionin e ri, ndodhi e papritura në çastet e fundit. City ishte në epërsi me rezultat 2:0 në minutën e 52-të, por 38 minutat e fundit të lojës ishin të kobshme për ta. Trajneri i United-it, Alex Ferguson dëshmoi se është trajner i madh dhe më i miri në botë. Vetëm ai di me strategjinë e tij që humbjen ta rikthejë në fitore. “Djajtë e kuq”, megjithëse ishin në disavantazh me dy gola, nuk u dorëzuan, por luftuan deri në sekondat e fundit. Një humbje e pabesueshme edhe për trajnerin e Cityt, Roberto Mançini, i cili të paktën kishte shpresuar se do të ruajë rezultatin, por kurrsesi nuk e kishte menduar se do të ketë një përfundim fatal përsa i përket rezultatit.

Super Nani

Nani tregoi formë të shkëlqyer, duke shfrytëzuar çdo mundësi e çdo gabim të rivalit. Në minutën e 38-të David Silva nga goditja e lirë ka dërguar një top deri te mbrojtësi JoLeon Lescott, i cili me kokë e ka plasuar në rrjetë dhe rezultati 1-0. Në minutën e 45-të të pjesës së parë, Dzeko ka shënuar gol nga 30 metra dhe 2:0. Në pjesën e dytë “Djajtë e kuq” së pari ngushtuan epërsinë në 2:1 me golin e Smalling pikërisht në minutën e 52-të. Pas këtij goli reagon Maçester United-i dhe barazon rezultatin 2:2 nëpërmjet Nanit, pas një bashkëveprimi të tij me Rooneyt e Tom Cleverleyt. Në minutën e 92-të, pas një veprimi të shpejtë të Manchester United-it, Nani gjendet i vetëm përballë portës dhe nuk është menduar dy herë, por ka shënuar golin e fitores së madhe që i solli edhe trofeun e çmueshëm ekipit të tij Superkupën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›