E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç: Milani fitoi se ka mentalitet fituesi

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç mendon se Milani tani ka mentalitet fituesi, pas rikthimit të rezultatit ndaj Interit në sfidën e Superkupës. “Ne nuk kemi luajtur në nivelin më të mirë në aspektin e cilësisë, por edhe fizikisht edhe mentalisht ne vërtet jemi të fortë, sikurse gjithmonë”. “Natyrisht, loja mund të përmirësohet. Le të vazhdojmë kështu dhe le të fitojë ekipi. Unë dua të fitoj me këtë ekip. Historia dhe tradita na imponon që të jemi fitues”, u shpreh Ibracadabra. “Çfarë ndjeva? Pas golit të dytë gjuaja me grushta nga të gjitha anët, arrita deri aty sa ndrydha edhe dorën”, kështu deklaron Adriano Galliani pas përfundimit të ndeshjes, ku Milani fitoi Superkupën e Italisë, shkruante dje Korriere dello Sport. “Kemi fituar titullin e 28-të, -kështu shprehet administratori i Përgjithshëm i Milanit, - është trofeu ynë i 15-të kombëtar, ndërsa kemi edhe 13 të tjerë ndërkombëtarë. Kemi fituar 26 çmime gjatë presidencës së Berluskonit”, tha ai, ndërsa shtoi se ka telefonuar këtë të fundit për ta falenderuar, kontributi i të cilit te Milani është i madh. Milani ia dedikon Superkupën Presidentit të Klubit AC Milan, Silvio Berluskonit, dhe vajzës së tij Barbara. Kjo trofe pasuron çmimet e fituara nga Milan në vitet e drejtimit të Berluskonit, ku veçojmë 15 të tillë në Itali dhe 13 jashtë saj. Faqja zyrtare e klubit numëron këto trofe të fituar nga kuqezinjtë: 8 Scudetti (titull kampion), 1 Kupë të Italisë, 6 Superkupa të Italisë. Ndërsa jashtë vendit ka fituar 1 kupë (Fifa Club World), 2 kupa internacionale, 5 Champions League dhe 6 superkupa të Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›