E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Ndihem mirë te Barça

Sulmuesi

Zlatan Ibrahimoviç këmbëngul se është i lumtur te Barcelona, pavarësisht momentit jopozitiv që ka kaluar. Sulmuesi u rikthye te goli në fundjavë, me ndihmën e një 11-metërshi, gjatë fitores 4-2 me Saragozën. Menaxheri i Ibrës, Raiola, hapi një polemikë në distancë me trajnerin Pep Guardiola, për “përjashtimin” e lojtarit, por suedezi ndërhyri për të qetësuar situatën. “Ndihem mirë te Barcelona dhe po punoj shumë, pavarësisht se në disa raste topi nuk do të hyjë në rrjetë”, tha Ibrahimoviç. “Trajneri nuk më komunikoi asgjë për qëndrimin jashtë formacionit, megjithatë, ai nuk e ka për detyrë të japë shpjegime”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›