Inter, tani vjen radha e Balotelit
Zikaltërit
Zhoze Murinjo duhet të tërhiqet dhe t’ia “hapë rrugën” Mario Balotelit. Gjendja jo optimale e Uesli Shnajder, i cili nuk do të luajë të mërkurën kundër Livornos, do ta detyrojë trajnerin portugez që të hedhë në fushë sulmuesin 19-vjeçar. Klubi dhe skuadra pretendojnë nga “SuperMario” që të kërkojë falje për gabimet e bëra. Në momentin që lojtari do të shfaqë pendimin për gjestet e tij, Murinjo do ta kthejë në skuadër. Me fjalë të tjera, gjithçka varet nga Baloteli. Përveç sulmuesit, tek Interi pritet të rikthehet edhe mbrojtësi Kristian Kivu, i cili do të luajë me një maskë që do t’i mbrojë fytyrën.
#