Ibrahimoviç dënohet me tri lojë

Gjyqi sportiv italian e ka diskualifikuar tri ndeshje sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.
Futbollisti suedez, në ndeshjen ndaj Barit, e kishte goditur qëllimisht kundërshtarin, Rossi, kështu që ai do të mungojë në ndeshjes e rëndësishme të Rossonerëve, ndaj Palermos, Interit dhe Fiorentinës. Rossonerët kanë paralajmëruar se do të ankohen.
Lazio e pagoi shtrenjtë derbin me Romën, pasi që do të përballet me tre futbollistë të dënuar: Radu (3 ndeshje), Ledesma (2), Lichtsteiner (1).
Ndërkohë, për shkak të kartonëve të verdhë, këtë xhiro do të mungojë edhe mesfushori kosovar Përparim Hetemaj, në sfidën e skuadrës së tij Brescia, ndaj Juventusit.
Përpos tij, klubit bardh e kaltër ndaj atij bardh e zi do t’i mungojnë edhe Caracciolo e Zebina.