E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schuster jep dorëheqje

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 16:13

Bernd Schuster nuk është më trajner i Besiktasit.

Trajneri gjerman ka dhënë dorëheqje të martën, pas barazimit zhgënjyes ndaj Manisaspor, fundjavën që shkoi, njofton klubi turk përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Aktualisht, klubi nga Stambolli gjendet në pozitën e shtatë të kampionatit turk, 21 pikë prapa liderit, Fenerbahçe.

Po ashtu, ekipi bardh e zi ishte eliminuar nga Europa League në mënyrë të turpshme nga Dynamo Kiev.

Ky klub, këtë sezon shpreson që ta fitojë Kupën e Turqisë, ku ka arritur në gjysmëfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›