E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Mund të përmirësohemi

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 18:19

Pas fitores 1:0 ndaj Reading në çerekfinale të FA Cup të dielën, Manchester City i Roberto Mancinit e ka arritur gjysmëfinalen, ku do të takohet me komshinjtë United.

Mirëpo, trajneri italian është i bindur se ekipi i tij mund të përmirësohet edhe më shumë.

“Është një ndjenjë e mirë që jemi në gjysmëfinale. Jemi shumë afër skuadrave më të mira angleze, por duhet të përmirësohemi ende. Ndoshta, vitin tjetër do të jemi në nivel të tyre. Duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na vjen këtë sezon”, tha ish trajneri i Interit për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›