Kriza e buxheteve vendore
Në periudhat me paqartësi ekonomike akoma në rritje, minimalja që bën çdo mazhorancë është eliminimi i çdo vështirësie të panevojshme në përdorimin e buxhetit të shtetit, të bashkive, si dhe buxheteve familjare.
Në këto situata, çdo mazhorancë bëhet gjithnjë e më pak e fortë apo bllokuese. Ajo ofron ose kërkon çdo kompromis që redukton çdo risk mbi ekonominë e vendit.
Këshilltarët e bashkive dhe komunave ndihen më afër qytetarëve që përfaqësojnë se sa thjesht militantë të partive që i kanë mandatuar. Ata unifikojnë mbështetjen për prioritetet e komuniteteve dhe, po në mënyrë edhe unanime, rrisin kërkesat ndaj qeverisë qendrore për fondet shtesë, për investime dhe asistencë sociale gjatë situatave të vështira ekonomike.
Rasti i debatit për buxhetin e Tiranës, i "pasuruar" edhe nga problematika e miratimit të buxhetit në qytete të tjera, përfaqëson një mentalitet në kah të kundërt. Po të mbajmë parasysh shifrat e buxheteve vendore, duket se impakti sasior i bllokimit të tyre është relativisht i vogël. Ndërsa, nisur nga impakti në jetën e përditshme të qytetarëve të tyre, efekti negative psikologjik është jo i vogël.
Pa paragjykuar aspak çdo kërkesë për më shumë transparencë dhe kontroll mbi buxhetet e bashkive, është e vështirë të besosh se rrënjët reale të situatës së krijuar të mos jenë të infektuar nga interesa kryesisht elektorale.
Zhurma aktuale e parimeve dhe standardeve për miratimin e buxhetit të qeverisjes vendore, është më shumë një veprim elektoral sesa një "përgjegjësi" qytetare. Qëndrimi i qeverisë, nëpërmjet të zgjedhurve të saj në këshillat vendorë, për bllokimin e buxhetit, me apo pa aleanca edhe fluide, është treguesi më i qartë i mungesës së seriozitetit dhe efektivitetit të strategjive dhe paketave antikrizë.
Qeveria nuk ka asnjë përfitim konkret nga bllokimi i buxheteve të njësive vendore, si për impaktin ekonomik negativ, ashtu edhe për efektin psikologjik negativ te konsumatori dhe investitori. Po kështu, nxitja nga mazhoranca e bllokimit të buxheteve vendore, e bën më pak efektiv edhe vetë buxhetin qendror.
Paketat trilionë dollarëshe në ekonominë e vendeve të zhvilluara rezultojnë joefektive për aq kohë sa fryma e besimit midis institucioneve financiare është bllokuese dhe për aq kohë sa konsumatori dhe investitori privat ndihet i pasigurt. Kjo që mazhoranca krijon me bllokimin e buxheteve vendore është diametralisht e kundërt me strategjitë integrale antikrizë. Mazhoranca qeverisëse duhet të ndiejë përgjegjësi për ta ndalur këtë krushqi bllokuese. Detyrimet dhe angazhimet e saj, sidomos në këtë situatë ekonomike, janë krejt të kundërta.
Kriza aktuale ka cenuar jo pak bashkitë dhe komunat. Në vendet e zhvilluara, paketat antikrizë nëpërmjet rritjes së investimeve publike ofrojnë fonde shtesë edhe për komunat e bashkitë, ku rezultati bëhet i drejtpërdrejtë dhe i prekshëm për qytetarët.
Brenda spektrit opozitar, kjo që ndodh me bllokimin e buxheteve të bashkive e komunave, është një kosto negative në rritje edhe për qytetarët, që këto forca politike pretendojnë se i përfaqësojnë.
Bllokimi i buxhetit të qyteteve kryesore, jo me epërsinë e propozimeve, jo me angazhimin për ta përmirësuar buxhetin gjatë gjithë procesit, por thjesht me një krushqi votash dhe vetëm në ditën e miratimit të tij, nuk përfaqëson një politikë të re dhe aq më pak evropiane.