E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç është viktimë

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 12:26

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është duke u viktimizuar dhe ka çdo të drejtë të hidhërohet me gjyqtarët, ka theksuar menaxheri i tij, Mino Raiola.

Ylli suedez javën e kaluar u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të kuq nga po aq ndeshje të njëpasnjëshme dhe është suspenduar për tri xhiro. “Ata janë duke bërë gjithçka të sigurojnë që ai të luajë sa më pak që është e mundur”, tha Raiola për mediet italiane.

“Është normale për të që të thotë se gjyqtarët janë duke e shënjestruar. Ai bëri një ndërhyrje gjatë tërë takimit dhe për të u ndëshkua me karton të verdhë. Ishte çmenduri dhe e turpshme”, shtoi ai. I pyetur rreth të ardhmes së Ibrahimovicit, Raiola tha: “Gjyqtarët nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë. Ai do të mbetet në Milan. Çështja e gjyqtarëve është diçka tjetër Ai është një futbollist i rëndësishëm. Sa herë që ata bëjnë diçka kundër tij, kjo bën lajm. Kundër Fiorentinës, ata gati të gjithë e goditën dhe asgjë nuk ndodhi. Pastaj kur intervenoi, u hidhërua me veten dhe u përjashtua”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›