E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç kërkon falje

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 14:06

Ylli i Milanit Zlatan Ibrahimoviç i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij pas përjashtimit në ndeshjen kundër Fiorentinës të dielën.

Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të të fitores 2-1 në Firencë pasi kishte fyer gjyqtarin anësor. Ibrahimoviç theksoi se fjalët e tij nuk kishin qenë për anësorin por për vetën e tij.

“Isha i hidhëruar me veten që humba posedimin. Kam bërë një komet për veten, nuk ishte për gjyqtarin ose asistentin e tij.

Kërkoj falje nga të gjithë. Jam larguar nga fusha pa reaguar. Nuk i kam thënë asnjë fjalë gjyqtarit”, tha Ibrahimoviç.

Ai sapo ishte kthyer nga suspendimi prej dy ndeshjeve dhe tani rrezikon të mungon në së paku dy ndeshje duke filluar nga takimi kundër Sampdorias të shtunën. Milan udhëheq në Serie A me tre pikë më tepër se Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›