E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç kthehet në Juventus ?

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Juventus është duke konsideruar mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimoviçit gjatë verës.

Ylli suedez ka hasur në vështirësi gjatë sezonit të tij të parë në Barcelonë dhe spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e Juventusit thuhet se mendojnë për rikthimin e tij, por vështirë mund të besohet se tifozët do të përkrahin këtë ide, pasi Ibrahimoviç u largua në vitin 2006 duke kaluar te rivali Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›