E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires: Ditët e fundit si lojtar i Villarreal


Robert Pires ka pohuar se ai do të largohet nga Villarreali në fund të këtij sezoni.

"Do të largohem shumë i lumtur që kam luajtur në ligën spanjolle para se të largohem dhe kam vetëm fjalë mirënjohje për këtë klub dhe për fansat. Jeta vazhdon dhe kështu është futbolli".

"Ky është vendimi i klubit dhe e respektoj atë plotësisht. E dija se aventurës time në Villarreal do t'i vinte fundi një ditë. Për të ardhmen time, nuk e di ende. Tani jam i fokusuar të ndihmoj Villarrealin, pastaj do të shkoj në pushime dhe do të kem kohë të mendoj se në cilin ekip mund të luaj", ka thënë mesfushori francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›