E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deschamps hap derën e rikthimit në Juve


Menaxheri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, e ka lënë të hapur mundësinë për t'u rikthyer te Juventusi.

Deschamps udhëhoqi Juventusin në vitin 2006 në rikthimin nga Serie B në Serie A, dhe u largua pas një përplasje me bordin e klubit.

"Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin e shoh veten mirë te Marseille dhe synoj të mbetem këtu. Benitez do të ishte një zgjidhje e mirë për Zonjën e Vjetër, si edhe Ranieri, por edhe unë do të isha", ka thënë Deschamps.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›