Tevez, i lumtur në City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka bërë të ditur se sulmuesi Carlos Tevez është i lumtur në klub, edhe pse ekipi ka dështuar të sigurojë pjesëmarrjen për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi argjentinas spekulohej se mund të largohet nga City gjatë verës, por Mancini ka theksuar se Tevez do të mbetet në klub.
“Kam biseduar me Carlosin dhe ai më ka thënë se është shumë i lumtur në klub, dëshiron të përmirësohet dhe të fitojë me Manchester Cityn”, tha Mancini.
“Kam biseduar me Carlosin dhe ai më ka thënë se është shumë i lumtur në klub, dëshiron të përmirësohet dhe të fitojë me Manchester Cityn”, tha Mancini.