E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç synon Ligën e Kampionëve

Agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Zllatan Ibrahimoviç, thotë se një kalim i tij në kampionatin Anglez është një opsion në të ardhmen.
Ibrahimoviç është lidhur me një kalim në Manchester City, Manchester United dhe Arsenal gjatë kësaj jave.
"Ibra kurrë nuk ka menduar se Barcelona do të jetë klubi i tij i fundit. Ai do të duhet të shkojë diku tjetër, pasi është i ngjashëm me trajnerin Mourinjo dhe ai është në gjendje të fitojë gjithçka, ai vetëm ka nevojë për motivim".
"Anglia mund të jetë një destinacion i mundshëm pasi kjo do të ishte një sfidë e re për të. Por për momentin e ardhmja e tij e afërt është në Barcelona", ka thënë Mino Raiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›