E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide/ Kur Amerika dukej si Perandoria Romake

02-07-2011 / Nga Timothy Garton Ash

Ne po i afrohemi përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Siç e dimë të gjithë, 15 vjet më parë, një pushtim alien, vendosi një disk gjigant në formë anijesh që rrinte pezull mbi tokë, i cili u zmbraps nga naiviteti dhe heroizmi i forcave amerikane, duke çuar në zhvillimin e një koalicioni në të gjithë botën. Presidenti Thomas J. Whitmore deklaroi se tani e tutje 4 korriku do të festohet jo vetëm si Dita e Pavarësisë së Amerikës, por e të gjithë botës. Fjalimi i tij është përshkruar nga në recensues si “deklarata më pompoze që është dorëzuar ndonjëherë në një film të Hoollywood-it”, e cila duke pasur parasysh konkurrencën, do të thotë shumë.
Sigurisht, është vetëm një film si Indipendence Day – Dita e Pavarësisë (4 korrik), por të një fimi  që është gjithashtu një dokument i kësaj kohe, që  na kthen në një moment kur Amerika dukej se sundonte, e fuqishme, e pa-rezistueshme, në jetë si në filma. Roma e re, Prometeu i çliruar, që kishte fuqinë më të mëdha ushtarake që bota kishte parë ndonjëherë: kjo ishte hiper-fuqia në zemër të një bote unipolare.
Sa kanë ndryshuar kohën në 15 vjet! Forca më e fuqishme ushtarake që bota ka parë ndonjëherë që prej dy luftimeve kryesore në Irak e Afganistan. Asnjë prej tyre nuk mund të thuhet se ka përfunduar në fitore oshëtimë. Iraku, i cili ka dominuar debatet amerikane për shumë vjet, është harruar nga media. “Është histori”, sipas përdorimit amerikan të kësaj fraze.
Afganistani nuk ka përfunduar ende. Sulmi vetëvrasës në hotel Interkontinental, në Kabul, këtë javë tregoi edhe një herë se sa larg është vendi nga themelet e sigurisë dhe nga demokracia liberale. Pavarësisht pëshpëritjeve të komandantëve të tij ushtarakë, Barack Obama ka deklaruar se trupat amerikane do të tërheqin nga baza para datës së përcaktuar. SHBA-ja, thotë ai, duhet të përqendrohet në ndërtimin e kombit. Shumë amerikanë janë dakord me këtë. Sondazhi i fundit i kompanisë Pew thotë se 56% prej tyre janë dakord për tërheqjen e trupave nga Afganistani sa më shpejt të jetë e mundur. Një shënim i kohëve të fundit, krahason Obamën me një udhëheqës tjetër, i cili u tërhoq nga Afganistani pas një dekade të veprimeve ushtarake, në mënyrë që të përqendrohen në rindërtimin ekonomik e social të vendit të tyre. Ai e përshkruan presidentin amerikan si “Barack Gorbaçov”.
Krahasimi i Amerikës së vitit 2011 dhe i Bashkimit Sovjetik të vitit 1988, nxjerr në pah dallime të mëdha midis tyre. Ndoshta një krahasim me Britaninë e vitit 1911 do të ishte më i saktë. Në mënyrë të qartë Shtetet e Bashkuara po munden me versionin e tyre të llojeve të problemeve ekonomike, sociale e politike, që tentojnë të grumbullohen atëherë kur vendi ka qenë një fuqi e madhe për disa kohë.
Unë mendoj ndonjëherë se i vetmi problem me librin e famshëm të historianit Paul Kennedy “Ngritja dhe rënia e fuqive të mëdha”, është se ai u botua çerek shekulli më herët dhe zgjodhi fuqinë e gabuar në rritje. Shfaqja në vitin 1987, pak para shembjes së Bashkimit Sovjetik dhe para se Japonia të shkonte në një gjendje ngecjeje ekonomike, mund të shihet nga amerikanët spekulatorë si alarmuese. Mendoni sikur ai të ishte publikuar për herë të parë këtë vit dhe të identifikonte Kinën si fuqi në rritje.
SHBA-ja mbart një pjesë të barrës strategjike që Kennedy përshkroi. Kostoja e SHBA-së për luftërat në Irak e Afganistan dhe 9/11 post operacione, janë llogaritur deri në katër herë më shumë se sa kostoja e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore, me dollarët e sotshëm. Për shkak të rritjes së madhe ekonomike amerikane, kjo përkthehet në një shumë më të vogël të GDP-së: rreth 1.2% në vitin 2008 kundër 35.8% në vitin 1945. Dekada e luftës së armatosur në të gjithë botën – e detyruar dhe e nisur fillimisht në SHBA nga Osama bin Laden, por më pas e ndjekur nga një luftë e zgjedhjes në Irak – e ka asgjësuar mjaft vëmendjen, përqindjen, energjinë dhe kohën e amerikanëve. Edhe kur Uashingtoni përpiqet t’ia lerë një konflikt të tjerëve, si në rastin e Libisë, ai e zvarrit huadhënien ushtarake të instancës së fundit.
Përveç strategjisë së mbi tërheqjes, Shtetet e Bashkuara po vuajnë edhe nga mbi tërheqja e mirëqenies. Në këtë aspekt dallimet midis Europës e SHBA-së janë më të vogla nga çfarë mund të imagjinojnë njerëzit e të dy anëve të Atlantikut. Vetë – imazhet tona ndryshojnë më shumë me realitetin. Sipas Peter Orszag, një ish drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, programet shëndetësisë Medicare dhe Medicaid dhe sigurimet shoqërore do të llogariten për pothuajse gjysmën e shpenzimeve të qeverisë amerikane deri në vitin 2015. Gjysma tjetër janë kryesisht pagesat e interesit mbi borxhin e lartë të vendit dhe shpenzimet e pakufizuara, me rreth gjysmën e kësaj të fundit që shkon për mbrojtjen. Në disa shtete individuale, si Kalifornia, fotogrami fiskal është edhe më e zymtë.
Pra, shpenzimet publike duhet të priten, por infrastruktura e vendit tregon të gjitha shenjat e neglizhencës së gjatë. Sa herë që unë kthehem në SHBA, unë habitem nga shenjat e shkatërrimit të dukshëm.
Përveç këtyre, ka çështje akoma më të thella, të tilla si mungesat në arsimin fillor e të mesëm. Larg udhëheqjes së botës, në renditjen e programit OECD për vlerësimin e studentëve ndërkombëtarë, SHBA-ja rri pezull. Vetëm universitetet e saj janë ende të pakalueshëm.
Për të adresuar këto probleme  të thella strukturore, SHBA-ja ka nevojën e veprimit të politikave vendimtare përtej pikave partiake. Në lidhje me këtë, shumë veta janë dakord. Kjo është ajo çka Obama premtoi shkurtimisht, agimi i paharrueshëm 2008-2009. Kjo është ajo që ai deri tani ka dështuar të dorëzojë, pjesërisht prej të metave të tij, por kryesisht sepse ka nevojë për diçka më të afërt në steroide me një Gorbaçov amerikan për të thyer politikat e polarizuara të këtij vendi dhe të sistemit të bllokuar politik.
Në një konferencë shtypi sot, presidenti dha shembullin e zhgënjimit të tij më të fundit: partizanët për heqjen e tavanit të borxhit të vendit. Pengesat qëndrojnë të dyja në Uashington, ku zemra e problemit është pengesa e madhe në Senat dhe në shumë shtete individuale. Një kornizë kushtetuese madhështore e kontrolleve dha balancave, e skicuar për të parandaluar kthimin e tiranisë britanike, është atrofizuar në një sistem që e bën reformën pothuajse më të vështirë se revolucionin.
Gjithashtu, kjo njihet nga historia. Me kalimin e kohës, superfuqitë kanë mosfunksionim, për shkak të plotësisë së tyre absolute në pasuri e fuqi, më tepër si një atlet super i fuqishëm që ka mangësi në teknikë. Kur forca dobësohet papritur, atëherë nevojitet teknika; por mund të duhet kohë që ajo të kthehet përsëri. Përveç teknikës, i rëndësishëm është edhe besimi. Amerika e vjetër mund ta tronditë optimizmin, madje edhe ata e deklarojnë që me zë të lartë grevën amerikane një notë të pesimizmit kulturor. 
“Po ma copëton zemrën ky komb që po merr të tatëpjetën”, thotë Glenn Beck.
Sigurisht, ka të tjerë që janë akoma më keq. Roma e re ende nuk është bërë Greqi e re, por midis Bashkimit Europian dhe Amerikës tani mund të jetë një rast dekadence konkurruese. Amerika ka ende avantazh, por ishte një republikan dhe jo një senator demokrat që e dëgjova të thoshte vitin e kaluar “ky vend do të bëhet Greqi, nëse Bashkimi Europian nuk na del garant”. Amerikanët tani padyshim janë zgjuar, ata kanë ende një fije shprese. Më pak inkurajues është fakti se ata nuk bien dakord se si të dalin nga kjo gjendje.

*Autori i shkrimit është profesor i njohur i studimeve europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit “Bota e Lirë”. Shkrimi është marrë nga sajti “timothygartonash.com” 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›