Njeriu që hapi rrugën e Obamës drejt Presidencës së SHBA
Ishte 21 shkurti i vitit 1965, kur Malcolm X u qëllua në Audubon Ballroom të Harlemit. Një vrasje e parashikuar edhe nga ai vetë por që gjithsesi është e mbushur plot sekrete që nga identiteti i vrasësve deri tek urdhëruesit. Këtë vit do të mbushte 86 vjeç por vdiq kur sapo kishte nbushur të 38-at. Historiani Manning Marable, një intellektual (me ngjyrë), ka punuar për 40 vjet me rradhë mbi vrasjen misterioze. Themelues i Departamentit të Studimeve Afro-amerikane në Universitetin e Kolumbias (i ndarë nga jeta dy muaj më parë) ka lënë veprën e tij monumentale me titull Malcolm X. Nga ana tjetër historian Stepfen Howe kujton se Malcolm X ishte: “Një orator i jashtëzakonshëm, u shndërrua në ekranin në të cilin miliona njerëz me ngjyrë projektonin shpresat e tyre. Mishëronte mitin e të jashtëligjshmit hakmarrës, në një shoqëri njerëzish me ngjyrë dhe pa të drejta”. Ndërsa Marable e përshkruan si një njeri të spektaklit, intelektual autodidakt, përfaqësues radikal të nacionalizmit të (njerëzve me ngjyrë) dhe predikues fetar. Rival i Martin Luther King-ut. Pas vrasjes të Malcolm X, arrestohen tre persona, të cilët dënohen më proçedurë të shpejtë. Dy prej tyre do të lirohen rreth viteve tetëdhjetë dhe gjithmonë janë deklaruar të pafajshëm. Ndërsa i treti, i liruar vitin e kaluar ka pranuar fajin. Ishte vetëm ai që qëlloi? Kërkimi i hollësishëm i historianit Mirable jep një të vërtetë të ndryshme. Ishte një komando prej 5 personash. Ai që qëlloi i pari nuk është kapur kurrë. Sot është 72 vjeç, ish-kampion I basketbollit. Ndërsa pista e urdhëruesve ka dy drejtime. Mes forcave kundërshtare që donin ta vrisnin dhe pastaj ta varrosnin në harresë dhe Fbi e cila përgjonte telefonin e tij duke injoruar kërcënimet më vdekje të cilat sa vinin dhe shtoheshin. Por është edhe radikalizmi (i njerëzve me ngjyrë), duke filluar me Kombin e Islamit lideri i të cilës, Louis Farrakhan i ka rrëfyer diçka vetë historianit Marable. Sipas disa analistëve ky libër sjell fakte të reja dhe rasti duhet hapur përsëri të tjerë akoma janë të mendimit se askush nuk e do më këtë histori. Por interesi mbi figurën e Malcolm X ka filluar të rritet, madje regjisori Spike Lee e ka vënë edhe në skenë jetën e tij nëpërmjet aktorit Denzel Vashington ndërsa posta i ka kushtuar edhe një pullë-postare në vitin 1999. Edhe X-i që shoqëron emrin e tij nuk është gjë tjetër veçse një simbol kundër mbiemrave që u vinin pronarët e bardhë. Vetë i ati i tij (i vrarë ndoshta nga të bardhët) ishte i varfër aqsa e ëma gatuante shpesh barishte të mbledhura rrugës. Ngritja e tij është e shpejtë. Nga shpërndarës droge në kreun e bandave të Detroitit në Harlem. Në burg, ku konvertohet në fenë islame, heq disa vese, duhanin, bixhozin dhe fillon të studiojë Herodotin, Kantin dhe Niçen. Shndërrohet pra, nga një bandit hakmarrës në predikues që kërkon të shpëtojë shpirtrat e tyre. Fillon të merret me imazhin e tij deri aty sa që arrin të botohet një autobiografi e famshme për të cilën e ndihmon një gazetar me ngjyrë Alex Haley. Prej kësaj autobiografie edhe regjisori Lee do të merrte shumë pjesë gjithsesi duke ekzagjeruar me bëmat e tij kriminale ndoshta për hir të spektaklit. Në kulmin e famës së tij bëhet zëdhënësi i Kombit të Islamit që arrin në 500 mijë anëtarë. Është periudha e radikalizmit të tij më të madh. Kur në një incident ajror humbasin jetën 62 persona të bardhë në Atlanta shprehet ”kjo është prova që Zoti ekziston”. Rekruton njerëz edhe nëpër burgje duke krijuar një lloj militanti politik të gërshetuar me kriminalitetin. Mbron terrorizmin kundër policisë. Imagjinon një “komb të ‘njerëzve me ngjyrë”’ brenda vetë Amerikës, takohet me përfaqësues të Ku Kluks Klan-it për të projektuar një “ndarje mes dy racave”. Kombi i Islamit shndërrohet në “një përzierje të çuditshme teologjike”me Malcolm X, -shpjegon Hove- duke vazhduar se: “Teorizonte kundër racës së bardhë, kundër hebrenjve dhe kundër seksit femër”. Pastaj kryen udhëtimin në Mekë, konvertohet në fenë su’unite dhe kthehet në një besimtar më të moderuar dhe multiracial. Kërkon përsëri dialogun me Luther King, deri atëherë sipas tij “një shërbyes i të bardhëve”. “Ka gjëra – është shprehur Malcolm X me ton përçmues kundër King - më të rëndësishme se e drejta për t’u ulur më të bardhët në një restorant”. Ndërsa poeti (me ngjyrë) Amiri Baraka nënvizon se Malcolm X ka lënë një trashëgimi shumë më pak negative se ajo që duket. “ identitet dhe pavarësi dhe me këto vlera krahu i egër i lëvizjes për lirinë e (njerëzve me ngjyrë) pati një impakt të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane, pa të nuk do të ishte Obama”. Por debatet vazhdojnë. Disa e shohin Malcolm x si paladinin e një krenarie të rracës dikush tjetër si viktimën e përhershme që Presidenti Obama ka arritur ta heqë me shumë vështirësi duke duruar akuzat mbi kombësinë e tij keniane etj.