E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Brenda pak ditësh, sheshi do u rikthehet qytetarëve

13-11-2011 / Gazeta 55

Gati çelja e sheshit “Skënderbej” për këmbësorët dhe automjetet

Dhe pse u bllokua 2 vjet më parë me arsyetimin se një plan i rëndësishëm urbanistik do ta transformonte në sheshin më modern në rajon, sheshi “Skënderbej” mori frymë vetëm në 100 ditët e para të Lulzim Bashës në bashkinë e Tiranës. Tashmë, punimet në shesh, janë thuajse drejt përfundimit. Bashkia e Tiranës premton çeljen e qarkullit të automjeteve dhe këmbësorëve në shesh, brenda pak ditësh.
Në sheshin qendror të Kryeqytetit ka përfunduar hedhja e shtresës së dytë të asfaltit dhe ka nisur puna për vijëzimin e sheshit, ku rrugët për këmbësorët, korsitë për biçikletat dhe drejtuesit e automjeteve, tashmë janë drejt fundit. Edhe mbledhja e pemëve, ajo e barit dekorativ dhe instalimet për ndriçimin e qendrës janë drejt përfundimit. Vetë qytetarët të nxitur edhe nga kureshtja e ndërhyrjes në shesh nga Bashkia e Tiranës, thonë se hapja e tij pritet t’i japë zgjidhje trafikut në kryeqytet dhe njëherazi i rikthen qendër këmbësorëve. “Nga një batak, llum dhe pisllëk, sheshit po i kthehet identiteti. Është një mrekulli e veçantë”, shprehen në tërësi qytetarët, ndërsa s’kursejnë kritikat ndaj ish kryebashkiakut Rama. “Ishte një skandal i vërtetë për dy vjet. Shyqyr që na erdhi kjo ditë”, thotë një qytetare. Ndërsa optimizmi i qytetarëve të Tiranës shkon edhe më tej, teksa shprehen se “për Tiranën ky është vetëm fillimi”.
“Do ta shohin të gjithë qytetarët e Tiranës. Fillimi i mbarë, gjysma e punës”.
Prej kohësh sheshi “Skënderbej” mbahej i bllokuar nga punimet të cilat ishin ndarë në faza të ndryshme. Për hapjen e tij, bashkia u konsultua me ekspertët më të mirë të rrugëve. Kalimi për këmbësorët, mjetet private si dhe transporti publik, do të funksionojë në bazë të një sistemi të ri qarkullimi, që do të nisë nga një sinjalistikë e re rrugore në këtë segment, arterie e rëndësishme për menaxhimin e trafikut në të gjithë kryeqytetin. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›