Ide për shkëmbimeterritoresh Kosovë-Serbi
BEOGRAD- Një ide për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar të qarkullojë në qarqet politike në Beograd, si një prej, siç cilësohet, kompromiseve të mundshme mes të dyja palëve.
Sipas BBC se ka ide që vlerësojnë se ndarja e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, dhe shkëmbimi me territorin e komunës së Preshevës në jug të Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare, do të mund të zgjidhte problemin mes dy vendeve.
Propozimet për Kosovën, vijnë në periudhën kur pritet dhënia e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e pavarësisë dhe pritjes së fillimit të bisedimeve mes palëve pas këtij vendimi.
Ekzistenca e idesë për shkëmbim territoresh nuk është mohuar as nga organizata ndërkombëtare me ndikim, por ato kanë kanë thënë se ajo është më e vështirë të arrihet se sa, siç thuhet, "mendojnë disa vëzhgues në Beograd".
Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, i tha BBC-së se idetë për shkëmbim territoresh tashmë po qarkullojnë, por ato, sipas tij, kanë pak gjasa që të realizohen.
Ai tha se mund të ketë edhe zgjidhje alternative për veriun e Kosovës dhe për Luginën e Preshevës, përveç ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.
(e.n/bbc/BalkanWeb)