Sejdiu: Kosova tëmarrë pjesë nëoperacionet e NATO-s
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare duke folur për zhvillimet e dukshme që ka bërë Forca e Sigurisë së Kosovës, ripërsëriti kërkesën që Kosova të marrë pjesë, qoftë edhe simbolikisht në operacionet paqësore të NATO-s.
Në ceremoninë e gradimit të kadetëve të QSU-së, gjenerata 2010 që u mbajt në Kazermën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, Sejdiu theksoi se ndihet i nderuar për progresin e shënuar dhe arritjet e shpejta që i ka bërë FSK-ja.
“Në cilësinë e Komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më lejoni të them se derisa fillimi ka qenë i vështirë, unë them se shpejtësia ka marrë hovin me kualitet. Ajo që keni bërë në përgatitjen e brezit të ri sidomos në bashkëpunim edhe me universitete të reputacionit, është rruga më e mirë e aftësimit të kuadrit të ri komandues të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha presidenti Sejdiu.
(m.a/tg/BalkanWeb)