Berisha- Thaçi: Ndryshimi i kufijve, cikël sherresh
Pas drekës private në rezidencën qeveritare në Durrës me homologun kosovar Hashim Thaci, kryeministri Berisha deklaroi se cdo ndryshim kufijsh në Ballkan do të shkaktojë cikël sherresh që mund të zgjasin dekada. Po ashtu Thaci ka konfirmuar dhe njëherë se kosovarët nuk heqin dorë nga integriteti i tyre territorial, ndonëse janë të hapur për diskutime me Serbinë.
"Ajo që nuk mund të jetë kurrë në axhendën e këtij dialogu, është cështja e integrimit territorial të Kosovës. Kufijtë aktualë të Ballkanit Perëndimor janë këta kufij. Cdo synim për modifikim të tyre do të hapte një cikël të ri sherresh dhe konfliktesh, nga të cilat gadishulli do të donte dekada për të dalë", tha kryeministri Berisha.
"Nuk do të ketë kthim prapa, përkundrazi do të ketë vetëm ecje përpara, njohje të reja për shtetin e Kosovës dhe është në interesin e dy vendeve, të Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë këto cështje praktike", tha Thaci, kryeministri i Kosovës.
Të dy kryeministrat njoftuan intensifikim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve në ekonomi dhe energjetikë. Po ashtu nga Durrësi, kryeministri shqiptar komentoi edhe deklaratën e kreut të PS-së, se kreu i PPE-së, Zhozef Dol zhvilloi fushatë për Berishën.
"Vetëm një ditë më parë kishte luajtur një rol përcaktues ai dhe Parlamentarët e grupit të tij me votën e Komisionit të Jashtëm për heqjen e vizave. Bëri fushatë për mua aq sa bëri për cdo shqiptar që mezi pret lëvizjen e lirë të tij", vijoi Berisha.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 28 qershor 2010 ) < I mëparshmi