E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide të reja për emrin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Millosheski, tha se janë ofruar ide të reja nga ana amerikane në takimin e djeshëm maqedonas-grek në Bruksel për tejkalimin e dallimeve rreth emrit. As pala maqedonase, e as ajo greke nuk zbulojnë më shumë detaje për idetë që i ofroi ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën, Daniel Frid, në takimin me ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis dhe të Maqedonisë, Antonio Milloshoski. Ky i fundit, tha pas takimit se, Maqedonia dëshiron të mbetet e pranishme në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e kontestit me emrin e Greqisë.

Ministrja greke e Punëve të Jashtme tha se qeveria e saj dhe Maqedonia i janë përkushtuar zgjidhjes së kontestit afatgjatë rreth emrit të Maqedonisë. "Ne shkëmbyem ide, të cilat e theksuan vullnetin e dy qeverive që të arrijnë zgjidhje", tha ministrja Dora Bakojanis, pas takimit me kolegun e saj maqedonas, Antonio Milloshoski, lajmëroi një agjenci lajmesh. Ajo shtoi se të dyja vendet me kënaqësi e presin takimin nën patronazh të OKB-së, të martën në Nju Jork.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›