E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presim Serbine

Mes Italisë e Serbisë prej kohësh ekzistojnë lidhje të forta, pa i marrë parasysh rrethanat e tanishme. Italia konsideron se Serbia është vendi kyç për stabilitetin, paqen e zhvillimin e Ballkanit. Për këtë fakt nuk dëshmon vetëm historia e gjeografia. Ky është realitet që vjen nga energjitë ekonomike, shoqërore e kulturore të Serbisë. Nuk është e rastësishme, se ndërmarrjet dhe bisnesmenët italianë e shohin Serbinë si zonë të rëndësishme për investime dhe zhvillimin e strategjisë në të ardhmen. Serbia shihet si partner i besueshëm në rajon, pavarësisht fazave të destabilitetit dramatik e luftërave të dhimbshme e tragjike.

Marrdhëniet mes Italisë e Serbisë, edhe për shkak të afërsisë së Detit Adriatik, janë faktor gjithnjë e më i rëndësishëm i integrimit, që do të donim përparojnë në rajonin e gjërë të Evropës Juglindore.

Jam i ndërgjegjshëm për acarimin e madh për shkak të Kosovës. Gjithashtu, e di se mes nesh për këtë çështje ka dallime. Mendoj se ngjarjet në Kosovë kanë qenë specifike e dramatike dhe për to, udhëheqja aktuale nuk mban përgjegjësi. Këto ngjarje çuan tek ajo, që sipas mendimit tonë ishte e pashmangshme, por që nuk e vlerësuam të lehtë.

Në këtë moment, para së gjithash mendoj, se hapat e matur dhe rruga e dialogut janë rruga e vërtetë, ndërsa zgjidhjet e dhunshme e kanë vendin në arkiva. Jam i kënaqur që udhëheqja serbe ka bërë thirrje për maturi, si dhe ka rënë dakord se disa ngjarje të dënohen, të mos shndërrohen në përplasje me përmasa të mëdha e me rrezik të madh, e që duhen ndaluar. Italia, është për kapërcimin e kësaj faze pa dyshim të vështirë e kritike.

Italia merr pjesë në Kosovë në operacionin civil më të kërkuar të pa precedent në Evropë, me qëllim kapërcimin e zbrazëtisë dhe mungesave në një kuadër që është akoma në zhvillim. Kemi marrë mbi vete angazhimin e veçante, për nga vëllimi e gjërësia, dhe tash nëntë vjet synojmë mbrojtjen e të drejtave e identitetit të njeriut, duke filluar nga trashëgimia e çmuar fetare e kulturore serbe. Krahas kësaj, fakti se Kosovën për një kohë të gjatë do ta kontrollojë bashkësia ndërkombëtare paraqet garanci shtesë.

Kam qenë dhe mbetem njëri prej mbështetësve të bindur të nevojës për ta nxitur Serbinë që të vazhdojë rrugën e asocijimit me BE-në. Kjo zgjedhje shkon me logjikën kulturore, historike e gjeografike të vendit modern që ka ditur të ndërtohet e të bëjë hapin e guximshëm drejt demokracisë e stabilitetit.

Perspektiva evropiane e Ballkanit është shpallur në vitin 2003 në Selanik. Afrimi i Beogradit e Brukselit është gjithnjë më i qartë. Shpresoj se do të bëjmë çfarë është e mundur, që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, te nënshkrimi i MSA, për të cilën ka ardhur koha, e deri te heqja e vizave.

Ne presim Serbinë. Besoj se ajo do të dijë ta ndërtojë vizionin afatgjatë strategjik, një zgjedhje të vërtetë në drejtim të së ardhmes evropiane. Kjo i duhet Evropës. Me Evropën dhe në Evropë, Serbia do të mundet të kthejë rolin e rëndësishëm ndërkombëtar që i takon, që është i domosdoshëm dhe i pandërrueshëm.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›