Parlamenti shqyrton buxhetin suplementar të 2009
Pasdite Parlamenti do të marrë në shqyrtim nen për nen buxhetin suplementar të vitit 2009. Javën e kaluar buxheti suplemtar u miratua në tërësi me 72 vota. Bëhet fjalë për një shtim të shpenzimeve me rreth 17 miliardë të cilat do të përdoren kryesisht për infrastrukturën si dhe konpesimin e pronarëve apo ish-të burgosurve politikë. Ky buxhet suplementar vjen në një kohë kur shumë vende vazhdojnë të përjetojnë krizën ekonomike.