E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovës po shfrytëzojnë statusin e zonës dhe lëshimet

Ndërkohë që bëjnë gam-gam gjoja për shkelje të të drejtave etj., serbët e Kosovës, po shfrytëzojnë lëshimet ndaj tyre dhe statusin e zonës ku jetojnë, për të bërë miliona.

Me çmimin më të lirë të karburantit në Evropë, 1200 km katrorë të Kosovës ku serbet predominojnë, janë bërë magnet për klientët nga Serbia. Madje edhe shoferët shqiptarë të Kosovës, me makina me targa KS shkojne në veri të lumit Ibr për të mbushur makinat e tyre, - shkruan sot “Financial Times” e Londrës.

Karburanti u shit në veri të Kosovës javën e kaluar me më pak se 0.50 euro për litër, çka është sa gjysma e çmimit në pjesë të tjera të Kosovës dhe Serbisë.

Autocisterna sjellin naftë nga rafineritë serbe pa paguar taksa, duke ushqyer pika karburanti të paligjshme që tërheqin miliona euro nga arkat e të dyja palëve, shkruan “Financial Times”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›