E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet autori i plagosjes së mbrëmshme në "Bllok"

Menjëherë pas krimit, specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit bënë të mundur identifikimin e autorit të kësaj plagosje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Klaidi Gjeçi, 23 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Autori, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar dy herë duke e plagosur në pjesën e këmbës shtetasin Marinel Llaze. Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit po punojnë intensivisht për kapjen e autorit, tashmë të identifikuar, ndërsa materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Trafikimit të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 76-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›