Milano, vritet një shqiptar dhe plagoset një tjetër
Agjencia “ANSA” njofton se viktimat, xhaxha e nip, dyshohet se kanë pasur një grindje gjatë natës me fqinjët e apartamentit ngjitur me ta, disa emigrantë amerikano-jugorë. Sherri më pas ka degjeneruar deri në sulm me thika. “ANSA” njofton se shkak u bë festimi i amerikano-jugorëve në apartamentin ngjitur me shqiptarët.
Emrat e viktimave nuk bëhen ende të ditur, por mësohet se shqiptari i vdekur i përket moshës 42 vjeç, ndërsa i plagosuri 22-vjeçar është dërguar në spital. Të dy shqiptarët, xhaxha e nip ishin emigrantë me dokumenta të rregullta në Itali.
Karabinierët po hetojnë rreth ngjarjes që tronditi lagjen milaneze gjatë natës, si dhe ka marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh që mund të kenë dijeni rreth saj. Aktualisht nuk është arrestuar asnjë prej autorëve.