E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remontet në linja, ndërpritet energjia në disa zona

Zyrtarët e OSSH-së bëjnë të ditur se remontet që do të vazhdojnë deri në datën 27 gusht, po kryhen me qëllim mirëmbajtjen e linjave, të cilat për shkak të amortizimit të paktën një herë në vit duhen stakuar për t'u riparuar.

Sipas burimeve, remontet do të kryhen në Nënstacionet e Tropojës, Ibes, Shijakut, Peshkopisë , Gjirokastrës dhe Patosit, ku nga ora 09:00 -16:00 do të ketë mungesë të energjisë elektrike në Tropojë, Bajram Curri, Ibë, Mullet, Bërzhit, Shijak, Sukth, Dibër, Peshkopi, Gjirokastër dhe Patos.

Sipas OSSH-së, këto remonte po kryhen në zona të ndryshme për t'i bërë gati për stinën e dimrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›