Krujë, 32-vjeçari plagos me thikë babain dhe vëllain, shkak një konflikt i çastit
KRUJE – Krimi brenda familjes vijon të trondisë çdo ditë opinionin publik. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Kovaçe të Krujës, ku një 32-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe babain e tij, pas një konflikti për motive banale.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 32-vjeçari Mirgen Emini është arrestuar në flagrancë, pak minuta pas ngjarjes, nën akuzën e plagosjes me dashje.
“Në sajë të njoftimit në kohë dhe shpejtësisë në ndërhyrje strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë arritën të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm, i cili mund të çonte drejt pasojave fatale një familje në qytetin e Krujës. Lidhur me rastin, këto struktura kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Mirgen Emini, vitlindja 1981, banues në Krujë, beqar.Ky shtetas, rreth orës 09.45 të ditës së sotme, në banesën e tij në lagjen Kovaçe të Krujës, përgjatë një konflikti ka qëlluar me thikë vëllain (të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë) dhe babain e tij (dëmtime të lehta në duar).”- bëri të ditur Policia.
Mësohet se konflikti brenda familjes ka nisur për motive banale dhe të çastit, ndërkohë që babai 55-vjeçar i kërkonte djalit të tij të shkonte në punë dhe ky i fundit kundërshtonte. Në debat është përfshirë edhe djali më i vogël, 24 vjeç, i cili është goditur me thikë në kokë nga vëllai i tij i madh, ndërsa babai i djemve ka marrë plagë në duar.
Fatmirësisht dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
(er.nu/BalkanWeb)