E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastas Angjeli: PS gati per te ndryshuar strukturat e partise

Selia roze pritet te perfshihet ne ndryshime te thella per sa i perket programit dhe strukturave te saj. Anastas Angjeli, i mandatar per te kryesuar grupin e punes per programin e ri te partise, shprehet se drafti qe po pergatitet, sigurisht qe do t'i nenshtrohet nje debati te gjere para miratimit. Pas diskutimeve te shumta dhe hartimit deri ne detaje te tij, Angjeli pohon se drafti do te paraqitet dhe shqyrtohet edhe ne Kongresin e Partise Socialiste, qe do te mbahet ne 5 nentor. Grupi i punes qe po merret me programin e partise, eshte i perbere nga 20 personalitete te selise roze dhe po punon prej disa muajsh per programin e ri me te cilin kjo force politike do te paraqitet ne elektorat ne pergatitjet e zgjedhjeve parlamentare 2013. "Pese shtyllat ku grup po fokusohet, jane qeverisja, biznesi, evoluimi i te majtes, hapesira sociale dhe integrimi", beri te qarte dje Angjeli. Prej kohesh grupi po punon per realizimin e ndryshimeve. Nderkohe qe diskutime po zhvillohen edhe per reformen zgjedhore si dhe tezat me te fundit te hedhura nga e matja per ndryshime ne Kushtetuten e vendit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, qe do te realizohet ne mes te vitit te ardhshem, ne perfundim te mandatit pese vjecar te kreut te shtetit, Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›