Identifikohet kufoma e masakruar në Kuçovë
Kuçovë- Mësohet nga policia se i riu që u gjet i masakruar sot, është shtetasi Erjon Shuka. Ai ishte 30- vjeç dhe jetonte si emigrant në Greqi. Të dhënat e para tregojnë se Shuka kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në shtëpinë e tij, në Urën Vajgorore. Policia me ndihmën e familjarëve po heton për ngjarjen dhe gjetjen e autorit që kreu krimin makabër të vrasjes dhe masakrimit të të riut.
Kuçovë, gjendet i masakruar dhe lakuriq, kufoma e një 35-vjeçariKoçovë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë. Kufoma e një të riu, që mendohet të jetë rreth 35- vjeç është gjetur në breg të lumit Osum pranë fshatit Moravë. Burimet e policisë thanë se “kufoma u gjet e masakruar dhe pa asnjë rrobë në trup. Diku tutje ishte i hedhur xhupi i tij”. Policia nuk ka mundur te identifikoje ende kufomën që u gjet sot në orët e mëgjesit pranë Koçovës.
Mësohet se trupi 35-vjeçarit është ende i padekompozuar, çka do të thotë se vrasja e tij ka ndodhur dje ose sot në orët e para të mengjesit. Gjithashtu policia tregon se nga të dhënat e para duket se ai është masakruar me mjete të forta, dhe jo me armë automatike.
Gjithsesi është tepër e vështirë të identifikohet pasi kufoma është shumë e dëmtuar, në fytyrë dhe trup. Aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore që do të nxjerrë shkakun e vdekjes, kohën dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për hetimin, që pritet të ndihmojnë edhe në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.
Por fillimisht do të jepen të gjitha njoftimet ne menyre qe familjarët që konstatojnë humbjen e njeriut të tyre të paraqiten në morg për të bërë identifikimin dhe më pas marrjen e kufomës. Ai u gjet sot ne mengjes heret nga banoret e fshatit Morave te cilet njoftuar menjehere policine. Kofoma ishte hedhur në breg të lumit, ne lagjen e romëve, ndërsa vetë ishte i bardhë.