E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade:Basha fshihet pas petkut simbol kombëtar

Tiranë-Partia Socialiste përmes Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arta Dade, ka kërkuar që të zbardhet çështja e fondeve për rrugën Durrës-Kukës. Ajo ka akuzuar ministrin Basha se po fshihet pas petkut “simbol kombëtar”.

Sipas saj, të kërkosh zbardhjen e të vërtetës do të thotë ti shërbesh interesve të vendit, ndërsa ta konsiderosh këtë kërkesë si antikombëtare do të thotë të fshihesh mbas simbolit kombëtar. “Qeveria po mbulon këtë aferë korruptive nga më të mëdhatë, padyshim më e madhja dhe më e frikshmja e të gjithë periudhës së tranzicionit”, tha Dade.

Më tej ajo shtoi se “kjo nuk mund të ndodhë as duke abuzuar me foltoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbrojtje personale, as duke sulmuar opozitën me shpifje dhe fyerje dhe as duke sfiduar institucionet e drejtësisë, me mosbindje të proçedurave ligjore”. Opozita dhe opinioni publik, kanë zgjedhur të mbrojnë interesat e vendit”, ndërsa shtoi se “Sali Berisha dhe ministri i tij i pandehur kanë zgjedhur të mbrojnë korrupsionin”, u shpreh Dade.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›