E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet një i dyshuar për bombat në Boston, kapet një zarf me lëndë helmuese për Obamën

bomiNjë person i dyshuar për shpërthimet në Boston, ku mbetën të vdekur tre persona, është identifikuar, bën të ditur CNN.

Hetuesit e kanë kanë identifikuar të dyshuarin për bombëvënie nga pamjet e dy videove të ndryshme.

Por tensioni në SHBA ka vazhduar të jetë i lartë.

Shërbimi Sekret ka kapur një letër që i drejtohej presidentit Barack Obama, brenda së cilës kishte një lëndë helmuese.

Pas analizave u arrit në përfundimin se lënda helmuese është ricin.

Një ditë më parë një letër me ricin ishte dërguar për një senator amerikan.

Të dyja janë nisur nga i njëjti vend dhe mbajnë datën e nisjes 8 prill.

FBI megjithatë thotë se nuk ka të dhëna për lidhje mes shpërthimeve në Boston dhe këtyre dy letrave.

Ricini është një lëndë vdekjeprurëse nëse thithet ose përtypet./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›