E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtimi për Idrizin e PDIU-së

shpetim-idrizi29PDIU-ja feston nesër miratimin e rezolutës për çështjen çame. Përmes SMS-ve shpërndarë për njerëz të medias, por edhe ftesa zyrtare për personalitete, e drejtues partish politike, formacioni që drejtohet nga Shpëtim Idrizi njoftoi se të enjten pasdite do të festojë një nga FITORET më të mëdha të saj, që prej themelimit: Miratimin e Rezolutës çame.

Festa pritet të jetë madhështore dhe do të mbahet në periferi të Tiranës, në lokalin e preferuar të socialistëve, Xibraku.

Në fakt askush nuk e mban mend të jetë miratuar ndonjë rezolutë këto ditë, madje as që prej themelimit të kësaj force politike.

Të enjten e kaluar, në 11 prill 2013, dhjetëra çamë protestuan para Kuvendit për zvarritjen prej parlamentit të miratimit të Rezolutës.

Në seancën e radhës mbajtur ditën e hënë në 15 prill, shqiptarët mbajnë mend se pati vetëm 2 votime në Kuvend, ai për shkarkimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho dhe tjetri për emërimin e anëtarit zëvendësues Klement Zguri.

Sipas të gjitha gjasave, as nesër nuk do të ketë votim të rezolutës në parlament.

Zgjidhja është krejt tjetër dhe shumë e veçantë. Është shpëtimi për kryetarin e PDIU-së, Idrizin.

Do të konsiderohet e miratuar një rezolutë e rrëzuar në vitin 2004, kur në pushtet ishin socialistët. Jozefina Topalli i ka dhënë një dorë Shpëtim Idrizit të ruajë karrigen e kreut të PDIU-së. Ai kishte premtuar se do të dorëhiqej nëse nuk miratohej rezoluta çame, në këtë legjislaturë.

E kur ishte e qartë se PD-ja nuk shfaqi asnjë qëndrim të qartë në raport me propozimin e PDIU-së (ndërsa relatori demokrat i çështjes Fatbardh Kadilli e quante nën zë projekt-propozimin e Idrizit, një dosje e përgatitur nga këshilltarë naivë dhe aspak e hartuar nga ekspertë të fushës), znj. Topalli nxori nga sirtarët e Kuvendit një Rezolutë të rrëzuar, për të cilën se çoi zërin nëse nuk u konsiderua në 2004 e miratuar, edhe pse ishte në postin e numrit 2 të Parlamentit atë kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›