E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet shqiptari që deshi të arratisej nga burgu me helikopter

Lorenz Lezi ka qenë shqiptari i cili u përfshi një ditë më parë në aksionin me helikopter për arratisje nga burgu i Trikalas, në Greqi, një i dënuar me burgim të përjetshëm.

Panajotis Vlastos, një i dënuar me burgim të përjetshëm tentoi të arratisej një ditë më parë me helikopter, i ndihmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin marrë peng një helikopter. Policia arriti me kohë që të ndërhynte, duke bërë të mundur edhe dështimin e pengmarrjes.

Mësohet se shqiptari vuan dënimin për trafik droge. Ai kishte shkelur me 5 ditë lejen e dhënë nga autoritete e burgut.

Në kërkim janë edhe dy gra bashkëpunëtore, ende të paidentifikuara. Mediat greke kanë publikuar sot edhe një video amatore, e cila është marrë nga banorët e zonës në afërsi të burgut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›