Identifikohet sulmuesi nga Benghazi

Dëshmitarët e sulmit ndaj Misionit Amerikan në Benghazi deklaruan se kishin parë se Abu Khattala kishte udhëhequr sulmin, kështu që përfshirja e tij personale aludon qartë në lidhjen e sulmit me brigadën e tij Ansar al-Shariah, një grupi ky militant që synon avancimin e ligjit islamik në Libi.
Identiteti dhe motivacioni i vrasësve ndërkohë është shndërruar në një temë pothuajse qendrore të debateve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA. Republikanët po synojnë që me këtë sulm të ndërlidhin rrjetin Al-Qaeda, me qëllim të kundërshtimit të pohimeve të presidentit Obama, sipas të cilave, me vrasjen e Osama Bin Laden dhe të liderëve të tjerë ky rrjet është gjymtuar rëndë.
Abu Khattala dhe grupi Ansar al-Shariah karakterizohen me dhunë dhe tipare të tjera të ngjashme me Al-Qaeda’n, megjithëse operojnë të pavarur dhe në fokus kanë vetëm Libinë, e jo sulmet globale xhihadiste kundër perëndimit.