Merr përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit

Pak kohë para fillimit të gjykimit, respektivisht, gjatë marrjes në pyetje në burgun Gunatanamo, Khalid Sheikh Mohammed, që njihet edhe si truri i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, ka ngritur akuza të rënda kundër qeverisë amerikane.
Mohammed ka akuzuar qeverinë amerikane se, në emër të sigurisë kombëtare po keqtrajton dhe po vret njerëz, dhe se po mban fëmijë nëpër burgje, përderisa vetë presidentët amerikanë i ka cilësuar si diktatorë.
Nga ana tjetër, meqenëse ka marrë përsipër gjithë përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit, pritet që Sheikh Mohammed të dënohet me vdekje.