E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Newsweek” do të publikohet vetëm online

Revista amerikane e lajmeve “Newsweek”, e cila u themelua në SHBA para 80 vjetëve, planifikon që ta përmbyllë etapën e shtypit, duke e zhvendosur publikimin e saj vetëm në formatin online, në internet, që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Edicioni i fundit i shtypur i “Newsweek” do të dalë në shitje më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajmi u bë i ditur sot nga Tina Brown, kryeredaktore dhe themeluese e “The Newsweek Daily Beast Co.”.

“Newsweek” u bashkua para dy vjetëve me grupin e lajmeve “Daily Beast”.

Brown tha se do të ketë edhe shkurtim të stafit, por nuk dha hollësi specifike se sa njerëz mund t’i humbin vendet e tyre të punës.

Ajo tha se publikimi online do të thirret “Newsweek Global” dhe do të jetë një edicion mbarëbotëror, që kërkon shërbim me parapagesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›