E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, sot zgjedhjet presidenciale

ZAGREB- Në Kroaci po zhvillohen zgjedhjet presidenciale ku ne gare jane gjithsej 12 kandidatë. Anketat e opinionit tregojnë se do të ketë një raund të dytë votimesh më 10 janar për të caktuar fituesin. Sipas të njëjtave burime, Ivo Josipoviç, nga opozita socialdemokrate e ka siguruar vendin për në raundin e dytë, pasi kryeson me 15% nga ndjekësi më i afërt. Pas tij, në një garë shumë të ngushtë, janë kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç, dhe biznesmeni Nadan Vidoseviç. Presidenti aktual, Stipe Mesiç, e ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate pesë vjeçare, çfarë është maksimumi që lejon ligji kroat. Lufta kunder korrupsionit ka qenë temë kryesore e fushatës së zhvilluar për keto zgjedhje. Një tjetër problem madhor qe duhet zgjidhur ne Kroaci është numri i madh i krimeve mafioze. Rreth 4.4 milion vetë kane te drejten e votës në këtë shtet duke përfshire edhe 400 000 qytetarë që jetojnë jashtë vendit, pjesa më e madhe në Bosnje Hercegovinën fqinje. Kroacia iu bashkua Aleances së Atlantikut të Veriut së bashku me Shqipërinë në muajin prill, por anëtarësimi në Bashkimin Europian është vonuar nga mosmarrëveshja për kufirin me Slloveninë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›