E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në Tiranë, 3 të rinj të vdekur, 4 të plagosur

TIRANE- Aksident i rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 janë plagosur nga përplasja e 2 mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas të dhënave të para makinat janë përplasur pranë urës së Lanës, afër piramidës rreth orës 4 të mëngjesit. Nga përplasja janë dëmtuar 2 shtylla ndricimim  afër urës.Sot në mëngjes policia konfirmoi emrat e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në qendër të Tiranës. Ato janë Kliton Milo, 27 vjec, Genti Shehu, 37 vjec, si dhe një vajzë e cila ende nuk është identifikuar. Në fillim u mësua se të plagosur ishin dy persona, ndërsa sot në mëngjes policia konfirmoi se të plagosurit janë 4 dhe janë identifikuar si Blerta. M, 23 vjec, Arben. A, 36 vjec,Fatmir. L 20 vjec dhe Aldi. L po 20 vjec. Mësohet se të plagosurit ndodhen në gjëndje të rëndë në spital.Makinat të cilat janë përfshirë në aksident janë një makinë BMV me targa të huaja si dhe një Land Rover me targa Tirane.Nga përplasja njëra makinë është kthyer përmbys ndërsa tjetra është spostuar disa metra më tutje. Nga verifikimet e para të ekspertëve të policisë mësohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë të ketë qenë drejtimi i makinës në gjëndje të dehur dhe pagjumësia.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›