E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikon autorët e vrasjes së djeshme në Vlorë

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se janë shpallur në kërkim vëllezërit Ardemir dhe Geno Trokaj, respektivisht 30 dhe 25 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës, të cilët dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së mesditës së të premtes, ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Nelaj.
     
Sipas policisë, dy vëllezërit Trokaj, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, e kanë ndaluar viktimën që po ecte në këmbë në zonën e emërtuar "Rruga e Re" dhe pas debatesh për motive të dobëta e kanë qëlluar atë me pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, autorët janë larguar në këmbë, duke lënë në vendin e ngjarjes dy autovetura të tipit “Ford Mondeo” dhe “Mercedes Benz”. Autoveturat dhe një gëzhojë pistolete e gjetur në vendngjarje dhe disa sende të tjera janë sekuestruar nga policia.
    
Ndaj vëllezërve Trokaj rëndon akuza për veprën penale të vrasjes me paramendim. /Start/

                                                                                             2011-07-02 09:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›